28 Shtator, 2018

E veshur me fustan elegant, Jennifer Lopez tregon muskujt


Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez është shfaqur në super formë teksa së fundmi ka postuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”.

Në foton e publikuar pas shfaqjes së saj “All I Have” në Las Vegas, Lopez ka treguar muskujt e krahut

Ylli i muzikës, e cila është nënë e dy fëmijëve, tha se ndihej si një superwoman.

Jennifer shfaqet e veshur me një fustan të kuq, ku vuri në pah format e tonifikuara trupore.

Pavarësisht se është 49 vjeçe, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka një trup për tu pasur zili nga çdo femër.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al