13 Qershor, 2025

E veshur me bikni, Heidi Klum provokon me video sensuale në Instagram: A e dinit që kam…


Modelja e njohur gjermane, Heidi Klum, ka ndezur rrjetet sociale me një video të re provokuese të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në pamjet që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, Klum shfaqet duke ujitur bimët në kopshtin e saj, e veshur me bikini ngjyrë ari dhe duke kërcyer në mënyrë provokuese para kamerës.

Videoja, e cila përçon një atmosferë verore, është shoqëruar edhe nga prezenca e qenit të saj, ndërsa në fund modelja buzëqesh gjerësisht drejt kamerës, duke e mbyllur momentin me një prekje të ngrohtë personale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Në përshkrimin e videos, 51-vjeçarja shkruan me humor: “A e dinit që kam sy kafe?”, një detaj që ka bërë ndjekësit të komentojnë me simpati dhe admirim.

Heidi Klum, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe energjinë pozitive, vazhdon të jetë një prej figurave më të ndjekura dhe të pëlqyera në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

© Panoramaplus.al