28 Nëntor, 2024

E veshur kuqezi, Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare! Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë


Në mesin e shumë urimeve për Pavarësinë e Shqipërisë, nuk mungoi edhe një urim nga këngëtarja me famë botërore Rita Ora.

Me anë të një postimi në Instagram ajo është shprehur: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”.

E veshur kuqezi, në videon e publikuar këngëtarja shihet të ndezi skenën nën ritmin e muzikës popullore tradicionale shqiptare.

Kujtojmë që dy muaj më parë Rita vizitoi Kosovën, dhe në takimin e saj të parë me mediat ajo shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Ora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, këngëtarja vizitoi nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Ndërkohë në këtë udhëtim, Ritën e shoqëroi babai dhe nëna e saj.

© Panoramaplus.al