Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e famshme Dua Lipa e ka ndezur atmosferën në “Sunny Hill Festival”, në Prishtinë. Ajo u ngjit në skenë në orën 00:04 dhe kishte vendosur që të vishej kuq e zi me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Me plot emocion Dua ka përshëndetur të pranishmit në gjuhën shqipe dhe i ka falenderuar për prezencën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka kënduar dhe performuar hitet e saj që njihen nga të gjithë.
“Blind your mind” ishte kënga me të cilën Dua hapi koncertin. Përvec kësaj Dua këndoi hitin me Dj e njohur Calvin Harris “One Kiss” si dhe këngën në bashkëpunim me Martin Garrix “Scared to be lonely”.

Gjithashtu gjatë performancës së saj, Dua Lipa ka bërë edhe simbolin e shqiponjës disa herë me duar duke i emocionuar të gjithë.

“Prishtinë ju dua”, janë fjalët që këngëtarja me famë botërore thoshte më shpesh drejtuar publikut. Ndërkohë performanca e saj u mbyll me hitin më të madh të saj “New Rules”, këngë e cila theu rekorde vitin e kaluar.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
