3 Prill, 2025

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit! Këngëtarja poston momentet para koncertit në Zelandën e Re


Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha me të kuqe.

E veshur me një gëzof, fustan dhe taka të së njëjtës nuancë, artistja shqiptare është shfaqur më magjepsëse se kurrë.

Dua ka ndarë me ndjekësit e saj momentet sesi e ka kaluar natën e parë në Auckland të Zelandës së Re, ku pritet të mbajë koncertin e radhës.

Në disa imazhe, Dua Lipa i buzëqesh kamerës, ndërsa në disa të tjera ka një pamje më sensuale. Element i përbashkët në të gjitha xhirimet është ngjyra e kuqe e ndezur e veshjeve të saj, e cila dominon në skenë.

© Panoramaplus.al