27 Janar, 2021

“E vështirë, por ja vlen”- Paris Hilton do të bëhet nënë! 39-vjeçarja merr vendimin dhe nis procesin In Vitro


Paris Hilton jo vetëm që është gati të martohet, por edhe të bëhet nënë!

paris hilton

Të martën, 39-vjeçarja tha se ajo dhe partneri i saj, Carter Reum, janë në rrugë e sipër sa i takon prindërimit, shkruan “Page Six”.

paris hilton (2)

Aktorja i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum, është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi in vitro ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë.

paris hilton (1)

Më tej, Paris tregon se ishte mikesha e saj, Kim Kardashian, që solli në jetë dy fëmijë përmes një nëne zëvendësuese, ajo e cila i tregoi gjithçka rreth fekondimit në fjalë.

Nuk dija asgjë rreth kësaj. Jam shumë e lumtur që më dha këtë këshillë dhe më çoi te një specialist”.

paris hilton (3)

Tashmë, Hilton e ka përfunduar procesin e marrjes së vezëve.

Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë. Fakti që e realizova si procedurë në praninë e Reum-it, një partner kaq mbështetës më bën të ndjehem si princeshë gjatë gjithë kohës”.

paris hilton (5)

Hilton e cilësoi Reum-in si djalin e ëndrrave, si dhe shprehet se është e sigurt që ai është i duhuri për të.

Jam shumë e emocionuar për të ndërmarrë një hap të ri dhe më në fund për të pasur një jetë të vërtetë. Unë besoj që të pasurit një familje dhe fëmijë është kuptimi i jetës.

paris hilton (4)

Nuk ka ndodhur si eksperiencë më parë, sepse kam ndjerë se askush nuk e ka merituar atë lloj dashurie nga unë, por tani kam gjetur më në fund njeriun që e meriton vërtet”.

Hilton, e cila mbush 40 vjeç në shkurt zbuloi edhe “sekretin” e rinisë, duke treguar se kurrë nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje dhe se është 100% natyrale.

paris hilton (1)

Ajo shtoi se një këshillë e dhënë nga nëna e saj kur ishte 7 vjeç e ka ndihmuar po ashtu.

Nëna ime më tha të qëndroj larg diellit”, u shpreh Hilton.

© Panoramaplus.al