Për vite me radhë, aktorja e famshme Charlize Theron, është akuzuar se po e rrit djalin e saj 7-vjeçar si një vajzë.
Shpeshherë paparacët e kanë fotografuar djalin e adoptuar të veshur me funde dhe fustane, si dhe duke mbajtur flokë të gjatë. A është kjo normale?

Por së fundmi, Theron e cila jeton në Bevery Hills ka zbuluar se jo vetëm që Jackson po rritet si vajzë, por ai çdo ditë e më shumë është vajzë si motra e tij 3-vjeçare.
“Po, edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë”, u shpreh Charlize.

“Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind, edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra im si prind është ti dua ato dhe të bëj ç’të mundem që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”.
“Daily Mail” shkruan se aktorja u shpreh se këtë gjë e ka mësuar nga mamaja e saj. “Duhet ta ngresh zërin, duhet të jetosh me të vërtetën, asgjë e keqe nuk vjen prej saj”.
Kujtojmë se Theron ka një histori të trishtë familjare, pasi babai i saj ka qenë i alkoolizuar dhe ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo e fundit e vrau për vetëmbrojtje.


