9 Dhjetor, 2023

E trishtë! Pas betejës disa vjeçare me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë aktorja e njohur


Aktori amerikan Ryan O’Neal, i njohur për rolin e tij të nominuar për Oscar në “Love Story” të vitit 1970, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Ryan O'Neal1

Familja e tij nuk zbuloi shkakun e vdekjes, por O’Neal u diagnostikua me leuçemi kronike në 2001 dhe kancer të prostatës në 2012.

Ai gjithashtu luajti në hitet e viteve 1970 What’s Up, Doc?, Paper Moon dhe A Bridge Too Far. Djali i tij u shpreh se aktori ishte “një legjendë e Hollivudit”.

“Babai im ndërroi jetë”, shkroi Patrick O’Neal në Instagram të premten, teksa shtoi se i ati ka qenë gjithmonë heroi i tij.

Ai ka qenë i martuar dy herë: fillimisht me aktoren amerikane Joanna Moore, me të cilën pati dy fëmijë, përfshirë Tatum, dhe më pas me aktoren fituese të çmimit Emmy, Leigh Taylor-Young, me të cilën pati një djalë, Patrick.

Por O’Neal ishte gjithashtu i njohur për romancën e tij të gjatë dhe të trazuar me aktoren Farrah Fawcett. Kjo marrëdhënie zgjati nga viti 1979 deri në 1997, dhe më pas nga viti 2001 deri në vdekjen e Fawcett në 2009.

© Panoramaplus.al