27 Qershor, 2024

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare aktori i njohur


Aktori i njohur i filmave “Night at the Museum” dhe “The Bodyguard”, Bill Cobbs ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit një anëtarë i familjes së tij, duke treguar se Cobbs ndërroi jetë të martën “25 qershor) i qetë në shtëpinë e tij në në Kaliforni.

“Një partner i dashur, vëlla i madh, xhaxha, prind zëvendësues, kumbar dhe mik, Bill së fundmi dhe i lumtur festoi ditëlindjen e tij të 90-të i rrethuar nga të dashurit e tij. Si familje ne ngushëllohemi duke ditur që Bill ka gjetur paqe dhe prehje të përjetshme me Atin e tij Qiellor. Ne kërkojmë lutjet dhe inkurajimin tuaj gjatë kësaj kohe”, shkroi familja e aktorit.

Me një karrierë aktrimi që filloi në vitet 1970, Bill ka luajtur në rreth 200 role filmash dhe shfaqjesh televizive për emrin e tij.

I lindur dhe i rritur në Cleveland, Ohio disa nga filmat që luajti Bill janë: “The Bodyguard”, “The Brother from Another Planet” “Night in muze”, “Oz the Great and Powerful”, “Air Bud” të vitit 1997, “The Takeing of Pelham One Two Three”, “I’ll Fly Away” në fillim të viteve 1990, “Walker, Texas Ranger” dhe “The Sopranos”.

Bill madje fitoi një çmim “Emmy Daytime” në filmin “Dino Dana”.

© Panoramaplus.al