22 Korrik, 2023

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 74-vjeçarje vajza e Charlie Chaplin


Aktorja Josephine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin, ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftoi familja.

Siç thuhet, vajza e Charlie Chaplin dhe gruas së tij të katërt, Una O’Neill, vdiq më 13 korrik në Paris, raporton Guardian.

Josephine ishte e gjashta nga 11 fëmijët e Charlie Chaplin dhe e treta nga tetë me O’Neill, një aktore dhe vajza e dramaturgut fitues të çmimit Nobel, Eugene O’Neill.

 Ajo lindi në Santa Monica, Kaliforni, në mars 1949.

Chaplin u shfaq për herë të parë në ekran në moshën tre vjeçare, në “Limelight”, një film i vitit 1952 me shkrim, regji dhe me babanë e saj.

© Panoramaplus.al