1 Shtator, 2023

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare kitaristi i grupit të njohur muzikor


Kitaristi i njohur i grupit britanik “Dire Straits” ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur grupi i tij muzikor përmes një postimi në Twitter.

 “#JackSonni Pusho në Paqe.“- shkruan ata teksa nuk treguan shkakun e vdekjes së artistit.

Kujtojmë që lajmi i vdekjes së Sonnit vjen disa muaj pasi ish-pjestarët e grupit të tij muzikor përmes një postimi në rrjetet sociale treguan se shoku i tyre ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Të dashur fansa, për fat të keq, Jack Sonni nuk do të mund të marrë pjesë në koncertet tona të ardhshme për shkak të problemeve shëndetësore. Jack shërohu së shpejti, ne po të presim! Me dashuri, familja DSL.”– kanë shkruar më parë shokët e të ndjerit.

I lindur në qytetin perëndimor të Pensilvanisë të Indianës, në një moshë shumë të re Sonni nisi të luante me piano dhe kitarë.

Pasi u transferua në New York në fund të viteve 1970, ai filloi të punonte në “Rudy’s Music Stop”, ku u takua me bashkëthemeluesit e grupit muzikor “Dire Straits”, David dhe Mark Knopfler.

Ylli i rokut u largua nga “Dire Straits” në vitin 1988 për t’u fokusuar në rritjen e vajzave të tij binjake.

 

© Panoramaplus.al