Ish-bashkëshortja e aktorit të njohur amerikan, Forest Whitaker, Keisha Nash ka vdekur në moshën 51-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë publike vajza e saj, True Whitaker përmes një postimi në rrjetet sociale, duke mos treguar shkakun e vdekjes së nënës së saj.
“Lamtumirë mami. Të dua përgjithmonë. Gruaja më e bukur në botë… Faleminderit që më mësove çdo gjë që di. Do të të shoh në ëndrrat e mia dhe do të të ndjej në zemrën time”, ka shkruar True krahas fotos me nënën e saj.

Aktorja u takua me Whitaker në vitin 1994 gjatë xhirimeve të filmit “Blown Away” ku ata kishin rolin kryesorë të të dashuruarvem, ndërsa shumë shpejt dyshja ranë në dashuri me njëri-tjetrin në jetën reale.

Ata u martuan vetëm disa vite më pas, ndërsa u divorcuan në vitin 2018 pas 22 vitesh martesë nga e cila u bënë prindër për herë të parë të një vajze, True.
Keisha ka luajtur një sërë rolesh në filma të ndryshëm si, “Blown Away”, “Kassim the Dream” dhe “Proud”.


