26 Nëntor, 2025

E trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi


Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40-vjeçare.

shpat kasapi

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Raportohet se këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.

Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

Ende s’ka detaje lidhur me ndarjen papritur nga jeta të artistit, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka shokuar fansat e këngëtarit.

© Panoramaplus.al