Bateristi i grupit të njohur muzikor “AC/DC”, Colin Burgess ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bënë të ditur anëtarët e grupit përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa zbuluan shkakun e vdekjes së artistit.
“Jemi të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Colin Burgess. Ai ishte bateristi ynë i parë dhe një muzikant shumë i respektuar. Kujtime të lumtura, rroku në paqe Colin”– thanë ata.

Colin iu bashkua grupit në vitin 1973, por u përjashtua një vit më vonë sepse ishte i dehur në skenë. Më vonë ai pretendoi se dikush i kishte ngatërruar pijen e tij.

Anëtarët e grupit ishin vokalisti Dave Evans, basisti Larry Van Kriedt, bateristi Colin, kitaristi kryesor Angus Young dhe kitaristi Malcolm Young.
Kënga e tyre më e madhe në mbarë botën ishte ‘Highway to Hell’, e cila arriti kulmin në numrin 17 në SHBA dhe numrin 8 në MB.
Albume të tjera hit përfshijnë ‘Back in Black’ dhe ‘For They About to Rock We Salute You’.
AC/DC kanë shitur më shumë se 200 milionë disqe në mbarë botën dhe kanë krijuar një reputacion si një nga grupet rock më me ndikim të të gjitha kohërave.
© Panoramaplus.al
