15 Nëntor, 2023

E trishtë/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur i RTSH-së, djali i aktorit të madh shqiptar


Është ndarë nga jeta Paulin Shkjezi, regjisori i njohur i RTVSH-së.

 

Regjistroi është djali i aktorit të madh Ndrek Shkjezi.

Paulin Shkjezi ishte regjisor i RTVSH në të cilin punoi për më shumë se 25 vjet ku janë realizuar emisione nën regjinë e tij.

Ndarja e tij nga jeta erdhi për shkak të problemeve shëndetësore, gjithnjë e në përkeqësim.

Shkjezi la gjurmët e tij kudo që shkoi, por spikati dhe u bë i njohur që kur ishte gjimnazist me të paharruarën “Matura ’72”.

Miq të regjisorit kanë shprehur përmes postimeve në rrjete sociale mesazhe ngushëllimi për bashkëshorten e tij Monda dhe familjarët.

© Panoramaplus.al