22 Shkurt, 2024

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur


Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku aktori  britanik Ewen MacIntosh, i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin komik të BBC-së “The Office”, ka ndërruar jetën  në moshën 50-vjeçare.

 

Lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit e dha kompania që e menaxhonte. Në njoftimin publik, nuk jepeshin shkaqet e ndarjes nga jeta të aktorit, por theksohet që familja e tij kërkon privatësi në këtë kohë të vështirë për ta.

“Me zemër të thyer mund të konfirmojmë lajmin shumë të hidhur për ndarjen nga jeta të klientit tonë Ewen.

Ewen ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri i mirë. Ai i bënte njerëzit të qeshin dhe kishte një zemër kaq të mirë. Ai preku jetën e të gjithë atyre që ranë në kontakt me të.

Ewen nuk ishte mirë këto dy vitet e fundit dhe ndërroi jetë në 19 shkurt.

Familja e tij vlerëson thellësisht të gjithë reagimet për Ewen, por do të vlerësonte privatësinë e tyre për t’u pikëlluar në këtë kohë shumë të vështirë, thuhet në deklaratën e kompanisë.

 

© Panoramaplus.al