Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit në Shqipëri.

Piktorja Krisanthi Kocibelli Turtulli është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Mësohet se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.
Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artdashës korçar me një ekspozitë të veçante, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja.
© Panoramaplus.al
