Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, James Morrison, Gill Catchpole është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Whitminster, Gloucester, të premten.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur Gloucestershire Constabulary gjatë një deklarate, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Policia u thirr në Whitminster në Gloucester rreth orës 9:10 të mëngjesit të së premtes 5 janar pas shqetësimeve për mirëqenien e një banori. Oficerët morën pjesë dhe trupi i një gruaje rreth të 40-tave u gjet e vdekur. Vdekja po trajtohet si jo e dyshimtë për momentin. Janë informuar mjekët dhe të afërmit e gruas”– thuhet në deklaratën e policisë.

Nga martesa e tyre 20 vjeçare, çifti kanë dy vajza së bashku.
© Panoramaplus.al

