18 Shtator, 2023

E trishtë! Bota e artit në zi, ndërron jetë aktorja e njohur


Një lajm i trishtë për botën e artit. Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare aktorja Joy Chambers-Grundy.
Sipas mediave, aktorja ndërroi jetë në gjumë, në shtëpinë e saj në Queensland.

Ishte familja e saj që dha lajmin për humbjen e Joy, ku përmes një deklarate shkuruajnë se ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit.

“Joy ka ndërruar jetë në gjumë këtë mëngjes e rrethuar nga të dashurit. Joy do të mbahet mend si një aktore fituese e çmimeve Logie, një autore me më së shumti shitje, një poete, një filantropiste dhe një biznesmene e jashtëzakonshme që punoi së bashku me bashkëshortin e saj për të ndërtuar një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të pavarur në botë”, thuhet në deklaratë.

 Kush ishte Joy Chambers-Grundy?

Joy është e njohur për rolet e saj në telenovela si Rita në “The Restless Years”, Dr Robyn Porter në “The Young Doctors” dhe Rosemary Daniels në “Neighbours”. Aktorja fitoi një çmim “Logie” për personalitetin më të mirë femëror në 1969 dhe 1970 pasi luajti në telenovelat e burrit të saj.

Joy ishte gjithashtu një biznesmene, poete, filantropiste dhe koleksioniste e arteve të bukura dhe botoi disa romane fiktive-historike gjatë jetës së saj. Ajo u takua me bashkëshortin e saj Reg Grundy, në një audicion në vitet ’60, kur ishte vetëm 18-vjeçe. Reg ndërtoi një perandori televizive së bashku me gruan e tij.

© Panoramaplus.al