22 Janar, 2024

E trishtë/ Aktori i njohur ndahet nga jeta në moshë të re, reagon e motra: Pa ty, nuk do jem më e njëjta


Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, ku aktori i njohur David Gail, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Ai u bë i famshëm për pjesëmarrjen në filmat “Beverly Hills, 90210” dhe “General Hospital”.

 

Ishte motra e Gail, Katie Colmenares, e cila njoftoi lajmin për vdekjen e aktorit përmes një postimi në Instagram të premten. Në postimin në rrjetin social ajo shkruan se pa aktorin, nuk do të jetë më e njëjta, dhe se i mungon në çdo çast.

“Nuk ka pasur asnjë ditë të vetme në jetën time që të mos ishe me mua, pranë meje. Gjithmonë shoku im më i mirë, i gatshëm të përballej me çdo gjë dhe këdo. Unë kurrë nuk do të jem e njëjta, por do të të mbaj aq fort çdo ditë në zemrën time, person i bukur, i dashur, i mrekullueshëm që më mungon çdo sekondë të çdo dite përgjithmonë.”, shkroi e motra.

© Panoramaplus.al