28 Dhjetor, 2023

“E tradhtove nënën dhe babën për një…”- Plas keq mes konkurentit të “BBVIP” dhe Linda Halimit: O dështak, unë nuk jap…


Linda Halimi dhe Gania Gërmia së fundmi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në “Big Brother Vip Kosova”.

linda gania

Në një moment debati ka degraduar në ofendime të rënda teksa huroristi e ka prekur këngëtaren në pikën e saj të dobët, familja dhe marrëdhënia që ajo ka me ta pasi është martuar me një person me ngjyrë të zezë.

“A po të vjen keq që ia ke kthyer familjes shpinën? Me gjysmën e familjes nuk flet? A të vjen keq për këtë? Familja ime është pesë vakt namazli dhe luten për mua, ndërsa ti thu që ‘je i pushtuar nga djalli’. Si ndihesh ti që ia ktheve shpinën familjes, e tradhtove nënën dhe babën për një interes të vogël tënden apo nuk e gjete veten te një shqiptar”– i tha ai artistes.

Linda duke dashur që të anashkalojë këtë situatë, i tha banorit që ai është një dështak gënjeshtar dhe nuk jep intervista për të.

“E dhimbshme, ja çfarë të bëjnë traumat. Unë nuk jap intervista për deshtakë. O gënjeshtar.”- iu përgjigj këngëtarja.

Kisa ditë më parë artistja kurorëzoi me dasmë në “BBV” dashurinë me bashkëshortin e saj Davon, pasi çifti nuk kanë bërë asnjëherë dasmë duke qenë se më parë ata janë gjykuar keq nga qytetin e lindjes së Lindës për shkak të mentalitetit pasi i dashuri i saj është një i huaj me ngjyrë.

Kujtojëm që Linda ishte këngëtarja e parë që theu këtë tabu duke u martuar me një djalë që nuk është shqiptar dhe me ngjyrë, ndërsa tashmë çifti i cili tani kanë edhe një vajzë së bashku janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al