9 Nëntor, 2020

E talentuar si e ëma! Vajza e Soni Malaj ka një zë të mrekullueshëm dhe videoja e saj duke kënduar nuk duhet humbur


Soni Malaj së fundmi ka ndarë në rrjete sociale një video të vajzës së saj, Annës, duke kënduar.

Edhe pse është ende e vogël, zëri i vogëlushes duket shumë i bukur, gjë që me siguri e ka të trashëguar nga nëna e saj.

Më herët, Soni ka treguar se ka një arsye të fortë se përse nuk e publikon portretin e vajzës së saj, të cilin e ka ruajtur të fshehtë edhe në këtë video. Për këtë, këngëtarja përdori një emoji me sy me zemra, ndërsa në sfond mund të shihen vetëm flokët e vogëlushes.

Ajo ka thënë se babait të Annës, Mirkos, nuk i pëlqen publikimi i fotove të saj.

© Panoramaplus.al