Për shkak të deklaratave dhe veprimeve të tij, kantautori Kastro Zizi është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Kripë dhe Piper”, ai u pyet për debatin që ka patur së fundmi për me ish-bashkëshorten e tij të dytë, Erleta Hotin, për vajzën e tyre Nia.

I pyetur nëse e takon të bijën ai është përgjigjur: “Sigurisht që e takoj dhe e dua fort”, dhe më pas e ka përshëndetur nga ekrani.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Erleta ka publikuar një bisedë mes tyre ku Kastro pyet për të bijën dhe më pas ajo i përgjigjet se nuk është postiere me idenë që të vij ta takoj nëse do të dijë për të.
© Panoramaplus.al
