18 Maj, 2021

“E spiunoj nga vrima e çelësit”- Ja deklarata e papritur e këngëtarit italian për Eneda Tarifën


Eneda Tarifa zgjodhi që në këtë edicion të “Kënga Magjike” të bashkëpunojë me këngëtarin italian Walter Ricci, duke sjellë këngën “Udhëkryq”.

eneda tarifa, walter ricci (4)

Gjatë një interviste të shkurtër me Ardit Gjebrean, Eneda zbuloi se zgjodhi të bënte një miksim shqiptaro-italian, sepse për të ishte shumë bukur që të vinte me një duet internacional.

eneda tarifa, walter ricci (3)

Kur u pyet se në çfarë gjuhe do të jetë kënga, Walter tha:

Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim ‘kumbar’ është Joni Peçi”.

eneda tarifa, walter ricci (6)

Eneda dhe Walter morën edhe pyetje nga publiku.

eneda tarifa1

Këngëtarja shqiptare tha se bota e televizionit është shumë më e ashpër se ajo e muzikës, sepse gjëra të egra ndodhin në prapaskenë. Ndërsa bota e artit është e madhe dhe ka vend për të gjithë.

eneda tarifa, walter ricci (1)

Nga ana tjetër, pyetja për Walter ishte: “Eneda Tarifa është një ndër mamat më seksi në Shqipëri. Gjatë provave, e keni parë ndonjëherë me sy tjetër përveçse si kolege?”.

eneda tarifa (4)

Jam munduar që të shikoj nga ‘vrima e çelësit’, të spiunoj nga dera…”,- tha duke qeshur ai, ndërsa Eneda shtoi se këngëtari po bënte shaka dhe se ishin thjesht miq.

eneda tarifa (1)

© Panoramaplus.al