Eliona Pitarka mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen Gala vetëm katër ditë më parë.
Dhe aktorja e njohur e humorit ka ndarë eksperiencën e saj me ndjekësit në Instagram, ku tregoi se e solli në jetë vajzën me lindje natyrale.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me fansat, ajo u shpreh se është kundër dhënies së bebit qumësht me formulë dhe se e ushqen Galan me gji.
“Jo jam kundër formulës kur ke qumësht gjiri! Sigurisht që gji, duke qenë se kisha lindje natyrale gjiri erdhi direkt,”- u shpreh Eliona Pitarka.
Pyetjes sesi u ndje kur mori në krahë foshnjen e saj, iu përgjigj: “Nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot. Magji, emocion më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.”
Aktorja tregoi se shtoi 13 kilogramë gjatë shtatzënisë, ndërsa nuk po mban dietë për tu dobësuar pasi i duhet të ushqehet shëndetshëm për të pasur sa më shumë qumësht për vajzën.
“Mora 13 kilogramë gjatë gjithë shtatzënisë! Jo nuk po mbaj dietë pasi jam me gji, duhet të ushqehem shumë shëndetshëm për të pasur sa më shumë qumësht për pupushen,”– tha ajo.













