Miley Cyrus ka pozuar topless për revistën “Rolling Stone”, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

28-vjeçarja shfaqet duke mbuluar gjoksin me duar teksa pozon para kamerës.

Ajo kishte zgjedhur një buzëkuq të kuq, të ndezur, ndërsa flokët biondë të shkurtër i kishte lënë lëshuar.

Tatuazhi i saj tërheqës mund të dallohet lehtësisht në brinjët e këngëtares mefamë botërore.

Në një foto tjetër, ajo shfaqet e veshur, e shtrirë në shtrat, teksa në dorë mban një telefon.

Pak ditë më parë, Miley pranoi se pavarësisht divorcit, ajo e do ende dhe do ta dojë gjithmonë ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

Miley, 28 vjeç dhe Liam, 30 vjeç, u martuan në një ceremoni private në dhjetor të vitit 2018, por u ndanë vetëm disa muaj më vonë, në gusht të 2019-ës.

Pas divorcit, Miley pati një romancë të shkurtër me aktorin e “Call her Daddy”, Cody Simpson, dhe pas kësaj, u lidh me Kaytlin Carter, me të cilën u nda disa muaj më vonë.

Ndërsa Liam, është në një lidhje me modelen australiane, Gabriella Brooks, me të cilën filloi të dilte në dhjetor të vitit të kaluar.


