Një debat i ashpër ka ndodhur mes Albës, Ganiut dhe konkurrentëve të tjerë në Ferma VIP. Shkak për këtë është bërë futja e Ganiut në shtratin e fermeres kur kjo e fundit ishte duke fjetur.

Të gjithë konkurrentët e kanë mbështetur veprimin e gazetarit, megjithëse Alba u ndje e prekur teksa u shpreh se e kishin cënuar në hapsirën intime.

Mirëpo, përsa i përket Limit, i cili disa ditë më parë kreu marrëdhënie seksuale me Albën poshtë jorganit, i ka dalë krah asaj teksa u shpreh se ajo është partnerja e tij dhe Ganiu ka kaluar çdo cak.

Pjesë nga biseda:
Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.
Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.
Alba: Ishte pa lejen time.
Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur.
Nga ana tjetër për situatën e krijuar mes Albës dhe Ganiut, Agai mori një vendim. Moderatorja tha se Ganiut në rast se shpallet fitues, nga çmimi i madh do i zbriten 15 mijë euro.
“Si pasojë e cënimit të privatësisë dhe shkeljes së etikës, Agai ka vendosur. Nëse Ganiu shpallet fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP, nga çmimi i madh prej 100 mijë euro do i i zbriten 15 mijë euro”, lexoi Luana në zarf.
“Por ky është vetëm paralajmëri i fundit. Në fermë duhet të ruajm një ambient të sigurt dhe respektues për të gjithë pjesëmarrësit”, shtoi ajo.
Vetë Ganiu i kërkoi falje gjithë shqiptarëve, teksa shtoi se nuk kishte asnjë qëlllim të keq.
“Unë iu kërkoj falje gjithë nënave dhe vajzave shqiptare. Nuk dua të mërzisë askënd. Ndihem vërtetë shumë keq. Prej shpirti po e them, nuk kam pasur asnjë qëllim të keq. Ju kërkoj falje”.
© Panoramaplus.al

