8 Shkurt, 2018

E shajnë për kilogramët e tepërt, Ronela u mbyll gojën komentuesve: A ju pyeti… (FOTO)


Padyshim që Ronela Hajati është një nga këngëtaret shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ajo gjithmonë është vlerësuar për sinqeritetin e saj, pavarësisht se asnjëherë nuk e pranoi nëse është apo jo në një lidhje me këngëtarin Youn Zerka.

Ronela është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto nga jeta e saj private ashtu edhe profesionale. Por në një fotografi të postuar së fundmi, komentet e fansave kanë qenë të shumta.

Të gjithë e dimë që Ronela shquhet për format e saj bombastike, por fansat kanë vënë re se ajo ka shtuar pak kilogramë dhe këtë e kanë shprehur nëpër komente duke “talluar” Ronelën.

Por kjo e fundit nuk mund të mos reagonte dhe shkroi:“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al