Reperi Fero ka reaguar në lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar teksa dilte nga kinemaja.

Madje thuhet se njëri prej tyre ka qenë edhe i armatosur dhe ka kërcënuar reperin. Ky i fundit nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ka treguar se sulmuesit ishin 6.
Fero ka shtuar se po të kishte pasur edhe ai armë, do të kishte qëlluar mbi ta.
“Është rast i vërtetë ai që ka ndodhur mbrëmë, por mua nuk më ka ndodhur kurrgjë. Një grusht në fytyrë nuk e kam ngrënë. Kanë dalë 6 veta dhe njëri me armë. O …, kur ta merrni armën duhet të gjuani. Arma nuk mbahet, se të kisha pasur unë armë, e kishit parë a kisha gjuajtur a nuk kisha gjuajtur. Doja vetëm t’ju thosha se Fero është mirë dhe është Gang Gang dhe mua s’mund të më ndalë kërkush”-është shprehur Fero.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
