Këtë herë, Ana Lleshi doli në takim me Arjon Lulin, i cili dukej shumë i tërhequr fizikisht ndaj bukuroshes 25-vjeçare.

Arjoni përpiqej të krijonte momente intime me të, duke iu afruar më shumë se ç’duhej, si dhe duke i thënë: “Ti je ëmbëlsirë. Unë të ha krejt ty”.

Por, duket se situata filloi të agravohej në momentin që Ana refuzoi të kërcente në studio me të plot tre herë.
Një puntatë më parë, Arjoni pranoi në takimin me Tean se nuk kishte qejf të kërcente, por në studio tha se do ta bënte për Anën.

Sipas saj, Arjoni nuk ishte i sinqertë në tërësi dhe për këtë arsye vendosi ta refuzonte.
Pjesë nga biseda:
Arjon Luli: Po më acaron shumë gjesti i kësaj.
Ana Lleshi: Kam emër unë.
Arjon Luli: S’më intereson.
Ana Lleshi: Aaa s’të intereson…
Arjon Luli: Pavarësisht se i dhamë fakte që unë dhe Tea në takim nuk jemi fërkuar me këmbë, kjo po më bën të mendoj…
Ana Lleshi: E di sa më pëlqen pjesa Bora që…
Arjon Luli: Më fal një sekondë, a të mbaroj unë?
Ana Lleshi: Jo!
Arjon Luli: Mbylle gojën se po flas unë!
Ana Lleshi: Mbylle ti gojën! S’je askushi të më thuash mua mbylle gojën.
Arjon Luli: E di shumë mirë që u tregova i sinqertë dhe më beson, pse e bëre këtë?
Ana Lleshi: Se doja të shihja reagimin tënd dhe e pamë.
© Panoramaplus.al
