3 Tetor, 2024

E quajti nënën e partnerit “vjehrrë”! Karim dhe Loredana janë martuar? Ja detaji tjetër që shtoi dyshimet se dyshja kanë kurorëzuar lidhjen e tyre


Së fundmi Karim Adeyemi ka bërë një deklaratë me të cilën ka ngritur dyshimet se mund te këtë kurorëzuar në martesë romancën e tij me reperen Loredana.

Pasi futbollisti shënoi 3 gola në ndeshjen Dortmund-Cetlic e cila përfundoi me rezultatin 7-1, ai shkroi në një postim në platformën X: “Dje gruaja ime ka bërë brokoli, kjo është arsyeja pse”, është shprehur futbollisti teksa pozon në fushën e gjelbërt.

Detaji që bëri lëmsh rrjetin është se Karim iu drejtua Loredanës si “gruaja” e tij duke ngritur dyshimet se dyshja janë celebruar pa e bërë publike.

Kujtojmë që edhe vetë Loredana bëri një postim së fundmi me nënën e Karim, teksa po shihnin ndeshjen në të cilin po luante futbollisti duke e quajtur “vjehrrë” këtë të fundit.

Megjithatë nga dyshja ende nuk është konfirmuar një fakt i tillë.

© Panoramaplus.al