23 Shkurt, 2018

E quajti “k**vë”, Ledri Vula reagon ndaj Dj Blunt (FOTO)


“Nëse m’don ti” ishte bashkëpunimi mes Dj Blunt dhe Ledri Vulës që bëri bujë. Por së fundmi po tërheq vëmendjen e publikut sherri i tyre.

Dy ditë më parë, Dj Blunt shpërtheu në të shara ndaj reperit Vula, duke e quajtur atë “ku*vë”. Ai publikoi dy video në rrjetet sociale, të cilat menjëherë u bënë mjaft virale.

Madje Blunt ofendonte edhe Gjikon teksa ky i fundit tha se i shkoi edhe në shtëpi për ta rrahur. Po Ledri Vula si ka reaguar?

Reperi duket se nuk është ndikuar fare nga ofendimet e Blunt dhe po vazhdon i qetë pushimet në Brezovicë.

Ai ka publikuar sot disa postime në “Instastorie”, herë duke filmuar veten e herë vendin e mbuluar nga bora.

Siç duket Ledri nuk është aq gjaknxehtë sa Gjiko dhe po lë të kuptohet se nuk i interesojnë fjalët e Blunt.

 PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al