Ndodh jo pak herë që njerëzit e njohur, jo vetëm që nuk pëlqehen por edhe ofendohen në rrjetet sociale.

Këngëtaren Adelina Tahiri e kanë ‘sulmuar’ shpesh për operacionet plastike që ajo ka bërë por edhe për diferencën e madhe që ka me bashkëshortin e saj.

Pikërisht kjo ka ndodhur edhe këtë herë. Në një postim të fundit që Adelina ka bërë në ‘Instagram’, ku pozo përpara pasqyrës, përveç komenteve positive, nuk kanë munguar edhe ofendimet.

“Po don me tregu që ësht plak para kohe dhe ka marrë hijen e plakut. Na fëlliqën k*rvat që dalin me moshën e babës vet”, i shkruan komentuesja.
Por këngëtarja nuk ja ka përtuar aspak dhe i është kthyer keq ndjekëses.
“Ti shif nanën tande dhe motrën tande… A unë kam marrë hije plake a jo është problemi jem. Ti çfarë problemi ke që nuk shef robt e tu. E se shef vetem me ç’ka ngjason (emoji majmuni) dhe shkruan me profile fallco. Se je shumë e bukur e ke frikë mos me t’marrë m’sysh. Po më ku*** se ty nana jote s’ka që bëni gjana të fshehta me profile fallco. Turpppp”, i kthehet Adelina.

© Panoramaplus.al

