Princ William së fundmi është pyetur nga një fëmijë, Amir Hassan se “sa para keni në llogarinë bankare”, ndërsa ai iu përgjigj: “Nuk e di”, duke mos treguar shumën që ai ka trashëguar nga familja mbretërore.

Sipas rregullave të familjes mbretërore asnjë anëtarë nuk lejohet që të japë informacion rreth të ardhurave të tyre financiare.
Megjithatë Mbretëresha Elizabeth e shkeli këtë rregull teksa tregoi se çdo të diel kur shkonte në Kishë mbante në çantë çeqe donacionesh.
Princi dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë mbretëri.

Pas pranimit të mbretit Charles, William është emëruar si “Colonel-in-Chief”, “The Mercian Regiment; Colonel-in-Chief”, “The Army Air Corps”; dhe “Royal Honorary Air Commodore”, “RAF Valley”.
Nga ana tjetë Kate është emëruar si, “Commodore-in-Chief of the Fleet Air Arm”, “Colonel-in-Chief of the 1st Queen’s Dragoon Guards” dhe “Royal Honorary Air Commodore of Royal Air Force Coningsby”.
Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, William trashëgoi rreth 1.3 miliardë dollarë.
Kujtojmë që Princi dhe Princesha e Uellsit kanë tre fëmijë së bashku, George, Charlotte dhe Louis.


