Moderatorja e njohur Fiori Dardha nuk i ka shpëtuar trendit të fundit të rrjetit social “Instagram”, ku fansat bëjnë pyetje dhe përgjigjet i publikon në “Instastory”.

Fiori ka marrë shumë pyetje nga fansat e saj, ku nuk ka ngurruar që t’ju kthejë përgjigje. Ndër pyetjet e shumta, ajo që bie në sy është kur dikush e pyet se çfarë mendimi ka ajo për Luana Vjollcën.
“Çfarë mendon për Luana Vjollcën?”, e pyet ndjekësi moderatoren e njohur. E Dardha në fakt ka kthyer përgjigje duke dhënë mendimin e saj jo vetëm për Luanën, por edhe për motrën e saj Marinën.

“Gjatë gjithë viteve të mia në televizion (edhe në Top Channel) kam njohur e kam parë se si janë në marrëdhënie pune plot personazhe publikë që gëzojnë simpatinë e publikut, por dhe që në marrëdhënie njerëzore lenë për të dëshiruar. Shpesh ata që paragjykohen më shumë janë më korrektë e më me këmbë në tokë. Ndaj them me bindje se Luana Vjollca dhe Marina Vjollca janë ndër vajzat më të sjellshme të ekranit! Vajza për së mbari!”, është shprehur Fiori.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
