Prej vitesh Armina Mevlani po shijon romancën e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Që kur lidhja e tyre u bë publike, ata janë komentuar shumë nga mediat rozë.
Por çifti ka ditur si të menaxhojë si komentet pozitive ashtu edhe ato negative, sidomos ato për jetën luksoze të blogurës.

Teksa Berisha ka folur në emisionin “Byro Politike” për ngjarjet më të fundit politike në vend, nuk i ka shpëtuar pyetjeve që kanë lidhje me familjarët e tij.
Gazetari Baton Haxhiu në një moment kaloi nga politika në showbiz, pasi në fund të bisedës tha se i kishte ngelur merak ta pyeste ish-kryeministrin për partneren e djalit të tij që sipas Batonit ka krijuar imazhin e një personi të pasur.
Doktori është njëri prej atyre që flet për varfërinë, si e gjykon jetën e partneres së djalit dhe blogeres që krijon imazhin se është shumë e pasur?
Berisha: A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë “Instagram”. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë “Instagram”. Ajo reklamon kundrejt pagesës.
© Panoramaplus.al

