13 Maj, 2021

E pyesin për ‘çiftin’ Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ish i fejuari i këngëtares jep përgjigjen që nuk pritej


Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez është afruar shumë me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck, me të cilin kalon shumë kohë.

jennifer lopez, ben affleck, alex rodriguez (1)

“Page Six” raportoi së fundmi se kur u pyet se si ndihej në lidhje me ish-të fejuarën e tij, Jennifer Lopez, që kishte shkuar me pushime me ish-in e saj, Ben Affleck, Alex Rodriguez u përgjigj: “Jepi Yankees“.

jennifer lopez, ben affleck, alex rodriguez (2)

Shumë njerëz ndoshta nuk e kanë kuptuar këtë përgjigje, por po ta mendosh pak më thellë, ajo që ka dashur të thotë Alex është e qartë! Ben Affleck është një tifoz i madh i armikut të betuar të “Yankees”, “Boston Red Sox”. Ndërsa Alex është një ish-lojëtar i “Yankees” dhe një tifoz i flaktë.

jennifer lopez, alex rodriguez (3)

Kështu, Alex e di mirë se për çfarë po flet! Ky ishte një mesazh i hapur për Affleck, i cili mund të mbajë Jennifer-in, por skuadra e tij s’do të ketë kurrë suksesin e “Yankees”.

jennifer lopez (5)

Lopez dhe Affleck janë takuar që kur Alex dhe Jennifer Lopez njoftuan ndarjen. Madje, thuhet se ata u nisën për pushime javën e kaluar dhe kaluan disa ditë së bashku.

jennifer lopez, alex rodriguez (4) jennifer lopez alex rodriguez jennifer lopez (8)

© Panoramaplus.al