Marrëdhënia e Stresit dhe e Kejsit ka pasur shumë ulje ngritje dhe distanca mes dyshes ka luajtur një rol të madh.

Kejsi prej vitesh jeton në Kanada, ndërsa Stresi ka qenë në Shqipëri deri para se të shpallej në kërkim nga Policia për shkak të protestave të dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës.

Ndjekësit e dyshes në rrjete sociale janë shumë kuriozë të dinë se si po vazhdon marrëdhënia mes tyre, prandaj Stresi vendosi t’i përgjigjej disa prej pyetjeve të tyre në Instastory.

I pyetur nëse do ta zëvendësonte Kejsin, reperi u përgjigj:
“Pyetje qesharake! Kurrë s’do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Por jeta kështu e ka!”.

Këngëtari zbuloi se nëse do të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë, do të mos kishte bërë kurrë diçka:
“Muzikë, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë i humba nga muzika. Dola nga vetja, por e mblodha veten. Shyqyr Zotit jam me këmbë në tokë. Por nuk bëhem pishman, kështu ishte e shkruajtur”.

Stresi zbuloi gjithashtu se dëshira më e madhe dhe objektivi i tij momentalisht është që të bëhet baba.

Nga ana tjetër, disa kohë më parë Kejsi u shpreh gjatë një bisede virtuale me ndjekësit se nuk do e linte kurrë Kanadanë për Shqipërinë për asnjë arsye.



