Ndërsa janë prezantuar këngët konkurruese në festivalin e RTSH-së, një nga emrat më të përfolur për rrëmbimin e çmimit është Elvana Gjata.

Elvana ka marrë edhe mbështetjen e këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira.
Kjo e fundit me një postim në Instagram tha se Elvana është e preferuara e saj për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.
“E preferuara ime,”- shkroi ajo në InstaStory, ku publikoi edhe një foto të Elvanës nga kënga e saj “Me tana”.
Ndërsa Elvana ripostoi foton e Eleni duke shkruar: “Të dua mbretëresha ime.”

Kujtojmë që Eleni Foureira konkurroi në vitin 2018 në Eurovision ku përfaqësoi Qiprion.
Ajo zuri vendin e dytë në kompeticionin më të madh muzikës në Evropë.




