Pablo Tarazaga-Orero, 28 vjeç, i cili u dënua për përndjekjen e Harry Styles në vitin 2019, do të dalë në gjykatë pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në shtëpinë e ish-yllit të One Direction.

Tarazaga-Orero thuhet se ka shkatërruar një vazo që i përkiste këngëtarit të “Watermelon Sugar” dhe ka sulmuar një grua që punonte në shtëpinë e tij, në veri të Londrës të mërkurën e kaluar.
Tarazaga-Orero, me origjinë nga Spanja ishte urdhëruar mos t’i afrohet artistit më shumë se 250 metra pasi u dënua për përndjekjen e tij.
Ai akuzohet për shkeljen e urdhrit të ndalimit dhe që ka hyrë me forcë në shtëpinë e Harry. Tarazaga-Orero akuzohet më tej për dëmtim të pronës me vlerë rreth 5000 £ për vazon e shkatërruar dhe për sulm pasi ka përdorur dhunë për të siguruar hyrjen në shtëpinë e këngëtarit.

Përfaqësuesit e Styles nuk kanë pranuar të komentojnë për mediat britanike.
Pas dënimit të tij në vitin 2019 për përndjekje, Tarazaga-Orero u ndalua edhe të merrte pjesë në ndonjë koncert apo eveniment ku Harry ishte i pranishëm e po ashtu iu ndaluan edhe postimet në rrjetet sociale që lidhen me 28-vjeçarin.
Fituesi i “Brit Awards” deklaroi asokohe se ndihej “i frikësuar” dhe “shumë i parehatshëm” pasi Tarazaga-Orero flinte jashtë shtëpisë së tij dhe vendosi shënime disa në kutinë e tij postare.
Styles u bë i famshëm në The X Factor si anëtar i grupit One Direction dhe tashmë vazhdon një karrierë të suksesshme solo. Ai gjithashtu ka hyrë në botën e kinemasë, me role në Dunkirk dhe Eternals së fundmi.



