7 Korrik, 2018

E pazakontë, deputeti Erjon Braçe jep këshilla se çfarë lloj muzike duhet të dëgjojmë


Ai është një politikan karriere dhe shumë energjik, gjithnjë i gatshëm për të bërë opozitën e opozitës, por nuk ka ngurruar të bëjë opozitarin edhe brenda partisë së tij kur ka qenë e nevojshme.

Erjon Braçe tashmë është shumë i njohur për nervin me të cilin debaton dhe faktin që është shumë aktiv në rrjetet sociale. Por në një postim të bërë dy ditë më parë në “Instagram”, Braçe na ka çuditur jo pak. Ai nuk është marrë fare me politikën apo me ndonjë temë të rëndësishme të aktualitetit, por me showbiz-in.

Deputeti u ka sugjeruar ndjekësve të tij se çfarë lloj muzike duhet të ndjekin. Në këtë mënyrë ai i bëri reklamë dhe promo këngës më të re të Elvana Gjatës me titullin “Mike”, këngë të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahun.

Padiskutim që biem të gjithë dakord që kënga e re e Elvanës është shumë e bukur, por na u duk e pazakontë që këtë sugjerim ta merrnim nga Braçe. Megjithatë, edhe aty ai bëri pak politikë. Ja çfarë shkruan: “Dëgjojeni lirikën, zërat si melodi. Do bindeni se ka gjëra shumë më të bukura se lehjet e qenve. Dhe nëse do i ktheheni çdo qeni që leh, do humbni gjëra të tilla të bukura” – shkruan Braçe.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al