Ish-opinionistja e sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku është vënë përballë disa pyetjeve me spec të Ronaldo Sharkës.

Në një moment në përfundim të emisionit, moderatori i shprehu ndjenjat gazetares duke thënë që është i dashuruar me mendimet e saj, ndërsa e tërhoqi pas vetes dhe tentoi që ta puthë në buzë.

Megjithatë Zhaku nuk ishte dakord që të puthej me Ronaldon teksa me shpejtësi mbuloi gojën me dorë.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Zhak kam shumë kohë që dua ta them por sa herë që të shikoj në Tiranë kam shumë emocione. Zhak unë jam i dashuruar me mendimet tua. Të puth pak
Zhaklina: Po, në mendje?
Ronaldo: Po në buzë
Zhaklina: Po. Në buzë me të vërtetë?
Ronaldo: Po në buzë
Zhaklina: Jo
© Panoramaplus.al
