Besojmë se të gjithë ju e mbani mend vitin 2014-të, vit kur Mc Kresha dhe Stresi u bënë protagonistë të një skandali dhe kënga e tyre “Hall of Fame” ishte ajo që shërbeu si molla e sherrit mes tyre.

Një pjesë nga teksti i kësaj kënge i referohej dhe reperit nga Shqipëria. Pas kësaj, Stresi u nis drejt Prishtinës prej nga ku publikoi edhe një video me fjalë fyese për MC Kreshën. Ai u shpreh se sa herë Kresha është ndodhur në Tiranë, ai e ka respektuar. Madje mori edhe autoritetin t’ia ndalojë Mc Kreshës performimin në Tiranë.

Por si duket, me kalimin e kohës armiqësia mes tyre ka marrë fund. E thënë kjo pasi mbrëmjen e kaluar, mediat kosovare raportojnë se në një prej clubeve ku kanë performuar dyshja e suksesshme, Mc Kresha dhe Lyrical Son ka qenë edhe Stresi. Madje burime nga prive.al raportojnë se atmosfera aty ka qenë mjaft e qetë dhe fakti që të dy reperat kanë qenë në të njëjtin ambient dhe nuk ka ndodhur asnjë sherr, tregon se armiqësia mes tyre ka marrë fund.
© Panoramaplus.al
