Një zhvillim i papritur ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur dhe një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj në garë, duke u larguar në mënyrë të befasishme.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Në orët e vona të natës, ajo është parë duke marrë valixhet dhe duke u larguar nga ambientet e fermës.
Edhe pse nuk është dhënë ende një arsye zyrtare për këtë vendim të papritur, situata brenda shtëpisë ka ngritur menjëherë dyshime dhe diskutime mes konkurrentëve.
Disa prej fermerëve të tjerë nuk kanë kursyer ironinë pas largimit të saj, duke lënë të kuptohet se shkaku i mundshëm i kësaj “arratisjeje” mund të ketë qenë sfida e fundit, e njohur mes tyre si “sfida e bajgave”.
Megjithatë, e vërteta e plotë dhe arsyeja reale e këtij vendimi pritet të zbulohet në vijim, kur vetë Jonida Maliqi të japë një reagim zyrtar.
© Panoramaplus.al






