17 Mars, 2022

E papritur! Djali i Victoria dhe David Beckham i jep fund lidhjes


Nuk do e tepronim nëse themi se familja Beckham është një nga më të famshmet në botë. Jo vetëm Victoria dhe Davidi por edhe fëmijët e tyre janë në qendër të vëmendjes, ndonëse në një moshë shumë të re.

Protagonisti këtë herë është Cruz Beckham, djali i vogël i familjes. Raportohet se ai dhe Bliss Chapman, vajza e modeles Rosemary Ferguson, një mike e Victorias, i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 18 muajsh së bashku.

Ndonëse thuhet se Victoria dhe David e kanë pëlqyer shumë Bliss, duket se ajo dhe Cruz nuk kanë qenë të duhurit për njëri-tjetrin.

Ndërsa Cruz ka qenë i pafat në dashuri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllezërit e tij më të mëdhenj, Brooklyn dhe Romeo.

23-vjeçari do të martohet më vonë këtë vit me të fejuarën e tij Nicola Peltz  ndërsa data nuk dihet ende. Sipas raporteve, dasme do të zhvillohet në prill në shtëpinë e pushimeve të familjes së Nicola në Palm Beach, Florida.

Kurse Romeo ka vite në një lidhje me modelen e njohur Mia Regan. Më e vogla e familjes, Harper Seven nuk ka nisur ende nga këto ‘halle’ pasi është ende shumë e vogël, vetëm 10 vjeç.

© Panoramaplus.al