26 Shkurt, 2025

“E papërshtatshme” – I vuri duart në të pasme dhe e puthi në buzë, aktori kritikohet nga fansat për flirtimin në skenë me India Martinez


Will Smith u duk se flirtonte me këngëtaren India Martinez  gjatë performancës së tyre të këngës “First Love” në çmimet Premio Lo Nuestro në Miami më 20 shkurt.

Aktori 56-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, mori kritika të rënda për sjelljen e tij në skenë me këngëtaren e njohur, mes rrethanave të veçanta të martesës së tij me Jada Pinkett.

Sipas mediave të huaja, Will Smith dhe aktorja vazhdojnë të jetojnë të ndarë, pavarësisht se po bëjnë përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre. Në tetor 2023, Jada Pinkett  zbuloi se ata ishin ndarë për tetë vjet si çift, duke lënë pa fjalë fansat e tyre, të cilët nuk ishin në dijeni të statusit të tyre të marrëdhënies.

Ndërsa jeta personale e  Will Smith është e ndërlikuar, gjatë performancës me këngëtaren, ata shkëmbyen puthje dhe përqafime.

Madje në një moment Smith vendosi dorën në të pasmet e Martinezit. Në prapaskenë, fotot treguan Martinez duke u hedhur në krahët e aktorit dhe duke i mbështjellë këmbët e saj rreth belit të tij.

Momenti intensiv tronditi fansat e Smith, të cilët e quajtën sjelljen e tij të papërshtatshme dhe të papranueshme.

Konkretisht, një koment në rrjetet sociale thoshte:

Kjo është më e keqja” dhe një tjetër shtonte: “E papërshtatshme, edhe nëse është për argëtim ”.

Të tjerë bënë komente tallëse, duke shkruar: “Është si një baba që këndon karaoke me një vajzë të dehur vendase.”

Nga ana tjetër, nuk munguan as mbështetësit e aktorit.

“Nuk mendoj se tronditesh kur Jada e ka poshtëruar publikisht kaq shumë herë ”, ka shkruar një person ndërsa një tjetër ka komentuar: “ Sa herë e ka poshtëruar gruaja e tij ?”

Gjithashtu, komente të tjera përmendën se si aktori, Smith ka puthur femra shumë herë në skenë dhe ekran, pasi kjo është puna e tij.

© Panoramaplus.al