29 Maj, 2025

E pakënaqur, e frikësuar dhe në kërkim të vetes”- Ylli i filmit “Wednesday” rrëfen të vërtetën që fshihet pas famës


Jenna Ortega, ylli i serialit të njohur të Netflix “Wednesday”, ka folur hapur për betejat e saj personale pas suksesit të jashtëzakonshëm që e shndërroi atë në një fenomen global.

Në një intervistë të fundit, aktorja rrëfeu se pas përfundimit të sezonit të parë, ajo u përball me presion të madh publik dhe një ndjenjë të thellë pakënaqësie.

“Pas shfaqjes dhe përpjekjeve për të gjetur rrugën time, isha një person i pakënaqur,” tha Ortega. “Presioni dhe vëmendja, për dikë që është mjaft introvert, ishte kaq intensive dhe e frikshme.”

Edhe pse ka qenë në ekran që në fëmijëri, fama që solli “Wednesday” i solli një ekspozim të paprecedentë, duke e vendosur vazhdimisht nën lupën e rrjeteve sociale dhe kritikave. Ortega pranoi se ndjehej e keqkuptuar dhe e ngacmuar në kulmin e famës së saj.

Ajo e përshkroi suksesin si “një shpatë me dy tehe”: nga njëra anë i hapi mundësi për të eksploruar aspekte të reja krijuese, si të mësonte violonçelin apo të përvetësonte një estetikë më gotike. Por nga ana tjetër, roli i një nxënëseje shkolle mund të kufizojë perceptimin që industria ka për të si aktore. “Unë jam një grua e re dhe dua role më të pjekura,” shtoi ajo.

Për t’i ikur kësaj etikete, Ortega ka marrë pjesë në projekte të ndryshme pas “Wednesday”, si “Death of a Unicorn” (A24), “Klara and the Sun” nga Taika Waititi, apo “The Gallerist” me Natalie Portman, duke synuar të tregojë shumëllojshmërinë e saj si artiste.

Ajo foli edhe për vështirësitë që vijnë me imazhin publik, sidomos si një ish-yll i Disney: “Ka diçka në të qenit gjithmonë e ëmbël që të kufizon… kur ndryshon, të thonë ‘E ka shitur shpirtin e saj’”.

 

© Panoramaplus.al