Era Istrefi u kthye në një nga këngëtaret më të përfolura jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të Europës, pasi kënga e saj “Bon Bon” pati një sukses ndërkombëtar. Me këtë këngë, ajo bëri të mundur që gjuha shqipe të flitet në të gjithë botën.

Mirëpo karriera ndërkombëtare e Era Istrefit nuk u ndal me aq, duke qenë se ajo nënshkroi kontratën me ‘Ultra Music’, ajo u përfol gjatë edhe për bashkëpunimin e saj me French Montana ‘Love Yous’dhe ‘Redrum’.
Por sukseset për të mesa duket nuk kanë fund. Sipas ‘Prive’ Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës së Kampionatit Botëror të futbollit që do të realizohet në Rusi.

“Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit. Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Kampionati Botëror është një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit që mbledh me miliona shikues nga e gjithë bota. Ai do të mbahet nga 14 qershori deri në 15 korrik në Rusi dhe për një muaj rresht kënga e Era Istrefit dhe Will Smith do të dëgjohet në të gjithë botën.
© Panoramaplus.al
