Pavarësisht se mund të ketë dhjetëra persona që kujdesen për të, Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle bëri një gabim me veshjen e saj.

Meghan dhe Princ Harry ishin ditën e djeshme në një dalje publike në Tonga, teksa po zhvillojnë turneun 16 ditor në Australi.
Gjatë kësaj vizite mesa duket të gjithë u fokusuan vetëm te një detaj. Shtatzëna Meghan Markle kishte të varur në fustan etiketën e “Self Portrait”, ndërsa eci në tapetin e kuq me muzikën e luajtur nga këngëtarët vendas në sfond.

Fustani me lule, i cili kushton 444 dollarë, ishte zgjedhur nga Meghan në nder të ngjyrës së kuqe të flamurit të Tonga-s.
Por nuk ishte kjo që tërhoqi vëmendjen, pasi incidenti i kapur menjëherë nga fotoreporterët po bën xhiron e rrjetit që ditën e djeshme. Pavarësisht gabimit saj në veshje, duke lënë etiketën e varur në pjesën e fundme të fustanit, 37-vjeçarja dukej e mrekullueshme teksa ecte për dore me Princin Harry.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
