Një ditë më parë, Oriola Marashi publikoi një fotografi shumë “hot” në rrjetin social “Instagram”. Fotoja mori shumë komente si pozitive ashtu edhe negative.

Madje ofendimet ishin të shumta sa në disa raste kaluan edhe në kornizat private të jetës së modelës. E mesa duket kjo e fundit është ndier keq nga këto fjalë, pasi sot ka postuar një tjetër foto ku shprehet e revoltuar dhe falënderuese njëkohësisht.

“Zot të falenderoj që më mbron mua nga budallenjtë, nga ata që më urrejnë dhe nga njerëzit që përpiqen të pengojnë qëllimet e mija. Asnjë “armë” e krijuar kundër meje nuk do të ketë sukses”, shkruan Oriola në foton e postuar së fundmi.

Por pavarësisht se këto fjalë i drejton me mllef kundër atyre që e urrejnë me të padrejtë, ajo nuk harron të falënderojë ata që e mbështesin vazhdimisht: “Respekt për ato që më mbështesin. S’keni parë gjë akoma”, ka mbyllur Oriola shkrimin e saj.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
